“Milani është ekipi që kam ëndërruar prej vitesh”, Kjaer flet mes emocioneve

Kjaer ishte një lojtar jo shumë i rëndësishëm tek Atalanta, teksa u la në stol nga mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimishti. Kur dukej se karriera e ish mbrojtësi të Liverpulit po shkonte drejt fundit, ai u ble nga Milani si zëvendësues për Romanjolin.

Pas dëmtimit të kapitenit dhe mposhtjes së konkurencës ndaj Musakjos, Simon Kjaer duket se ka rilindur përsëri. Në një intervistë për një media italiane, 31 vjeçari ka pranuar se Pioli e ka rikthyer në top formë, ku gjithashtu u zotua se “Djalli” ishte skuadra e tij e ëndrrave.

“Pas Atalantës doja të rikthehesha në Angli, por këtu kam familjen time dhe koha është shumë e mirë. Tek Milani ndihem shumë mirë, është skuadra që kam ëndërruar prej vitesh. Shpresoj të jem për ktu shumë vite. Kam një lidhje të veçantë me trajnerin, ai kërkon më të mirën prej nesh. Ndoshta situata ndryshon, por un shpresoj të qëndroj.”- u shpreh Kjaer. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online