“Nuk ka shtrat dhe njerëz të zhveshur”! Plas në konferencën e Kosovës, nuk i transmetohet pyetja trajnerit Shaland

Kosova është duke u përgatitur për takimin ndaj Greqisë që do të zhvillohet në transfertë, atje ku te dardanët kanë shumë mungesa dhe sigurisht morali është përtokë nga humbjet radhazi. Por sikur të mos mjaftonte kjo situatë, Aro Muriç nuk ngurroi të publikonte një foto në krahun e një vajze simpatike duke shkruar: “Gëzuar për Kombëtaren”.

Gëzuar, por për çfarë? Për humbjet e shumta dhe humbjen e mundësisë për të mbërritur në Europian? Për këtë arsye sipas asaj që raporton “VarKosova” një pyetje i është drejtuar trajnerit Shaland mbi këtë çështje. Gazetari i “Supersport Kosova”, Arlind Sadiku, ka kërkuar më tepër shpjegime dhe ndoshta për një dënim të mundshëm për Muriç.

Kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por përgjigja i është dhënë nga Bajram Shala që si detyrë ka vetëm për të përkëthyer pyetjet dhe përgjigjet te Shaland. Këtë herë nuk është adresuar kërkesa e gazetarit, teksa Shala ka mohuar foton e publikuar nga vetë Muriç duke thënë: “Janë vetëm fjalë mediash. Në atë foto vajza nuk është e zhveshur, nuk ka shtrat dhe alkol. Nuk ka asgjë të turpshme dhe për t’u ndëshkuar”, tha Shala që më pas lajmëron se koha e pyetjeve ka përfunduar. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online