Do të luajnë në “Elbasan Arena”, Goxha u tregon stadiumin në Azerbajxhan: Do të jetë sukses për ju…

Nga Klaudio Ndreca

Azerbajxhani do të përballet ndaj Qipros në takimin që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Për shkak të luftës me Armeninë, Kombëtarja e drejtuar nga ana e De Biazit nuk mund të luante në shtëpi dhe për këtë arsye ka mbërritur në Shqipëri. Mediat sportive në Azerbajxhan janë kurioz për të ditur cilësinë e fushës dhe stadiumit ku do të luajnë ndaj Qipros, ndërsa kureshtjet ua shuan Jurgen Goxha.

Ish-futbollisti i Bylisit do të bënte kalimin te Gabala, për të mbyllur kështu një marrëveshje të rëndësishme në karrierën e tij. Gjatë një interviste për “Sport24”, nuk ka munguar edhe vlerësimi për punën e bërë nga ana e De Biazit.

“Kemi mbërritur deri në nivelin e luftës dhe shpresoj se Azerbajxhani do ta arrijë qëllimin me humbje minimale të jetës. Mbështes Azerbajxhanin në këtë çështje dhe i uroj suksese ushtrisë tuaj. Sa i përket ndeshjes që do të zhvilloni në “Elbasan Arena”, mund t’ju them se stadiumi është në gjendje të mirë, të nivelit kombëtar.

Është një vend ku mund të luajë Kombëtarja. De Biazi ka luajtur shpesh atje kur drejtonte Shqipërinë. Mendoj se “Elbasan Arena” do të jetë një vend që do t’i sjelli sukses Azerbajxhanit. Është e vërtet që unë nuk kam pasur kurrë kontakte me De Biazin, por vetëm gjëra pozitive më vijnë për të. Do të ketë sukses te Azerbajxhani ashtu si edhe te Shqipëria”, ka thënë Goxha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *