“Me Azerbajxhanin ndryshe nga Shqipëria”, De Biazi i jep këshillë Rejas: Ashtu më kritikonin edhe mua

Xhani De Biazi është rikthyer sërish në vendin ku bëri edhe arritjen më të madhe në karrierën e tij si trajner, në Shqipëri. Tekniku italian do të ulet sërish në pankinën e “Elbasan Arena”, por këtë herë për të drejtuar Kombëtaren e Azerbajxhanit dhe jo të Shqipërisë. Ish-trajneri i kuqezinjve ka dhënë një intervistë për “Top Channel” pas mbërritjes në Tiranë, ku ka folur për eksperiencën e re që ka nisur.

Gjithsesi nuk mund të mungonte nga kjo bisedë edhe Shqipëria, me të cilën aq shumë arriti pak vite më parë. De Biazni është shprehur se e ka parë ndeshjen e fundit të kuqezinjve, ndërsa sa i përket kritikave ndaj Edi Rejas thekson se janë krejt normale dhe se në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe ndaj tij kur erdhi në krye të Shqipërisë.

“Është një botë e ndryshme për disa arsye, lojtarët që unë kam luajnë vetëm brenda kampionatit azer, nuk kam në dispozicion si këtu në Shqipëri lojtarë që luajnë në perëndim dhe që sillnin eksperienca të ndryshme. Ky është një element i rëndësishëm për nivelin e skuadrës.

Sigurisht që situata atje është jo e mirë pasi po luftohet për pjesën e Karabakut duke parë kushtet e luftës, UEFA vendosi që atje nuk mund të luhej dhe si opsion ishte Shqipëria, e cila nëpërmjet Federatës na u vu menjëherë në dispozicion dhe ne sigurisht që ishim shumë të kënaqur për këtë , për pos faktit që Shqipëria është një vend mik dhe unë kam shumë miq këtu që mund të na ndihmojnë në të gjitha mënyrat.

E pashë ndeshjen e fundit të Shqipërisë dhe mund të them që ishte një ndeshje e ekuilibruar edhe pse duhet thënë që Shqipëria bëri më shumë se Kazakistani dhe meritonte ta fitonte atë ndeshje. Të gjithë e dimë që Shqipëria është pretendente për të qenë jo vetëm në vend të parë në këtë grup por të kalojë edhe raundin tjetër.

Më vjen mirë së parë që edhe Reja kritikohet ashtu si më bënit mua, por kur je trajneri i një skuadra kombëtare është normale të kritikohesh dhe të gjithë duan të thonë mendimin e tyre. Por Reja është një njeri me aq shumë eksperiencë mbi shpinë sa kjo situatë nuk është se e tremb. Por e uroj vërtetë që sa më shumë mundësi të ketë t’i dhurojë emocione popullit shqiptar

Mundësia për të drejtuar Italinë? E dija që në atë kohë Duka kërkoi që të më linin të qetë. Por sigurisht kjo ishte një zgjedhje e bërë për faktin që ne po shkonim në finalet e Europianit dhe ka patur frikë që mos të shpërqendrohesha në punën time. Por unë mendoj se mund t’i bëja të dyja edhe të mbyllja aventurën me Shqipërinë dhe të shihja këtë alternativë që për mua është një ëndërr, apo për të gjithë italianët që bëjnë këtë profesion si unë është një ëndërr. Nuk ndodhi dhe më vjen keq për këtë”, ka deklaruar Xhani De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online