E fundit/ Telashe për Juventusin, Ronaldo infektohet nga Koronavirusi gjatë grumbullimit me Portugalinë

Telashe kanë lindur për Juventusin, teksa ylli i skuadrës ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Kristiano Ronaldo nuk i ka shpëtuar dot pandemisë dhe ka hyrë në izolimin e zakonshëm, që do të thotë se për 2 javët e ardhshme nuk do të mund të zbresë në fushën e lojës. 5 herë fituesi i Topit të Artë ishte i grumbulluar me Kombëtaren e Portugalisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe bëhet rasti i 3-të i luzitanëve që preket nga Covid-19.

Kujtojmë që fillimisht ishte portieri i Portugalisë ai që rezultoi i pari mbartës i virusit, ndërsa gjatë grumbullimit duket se infektimi po përhapet edhe më gjerë, duke mos kursyer as Ronaldon. Sido qoftë ylli luzitan mësohet se është asimtomatik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online