“Pa Superiore deri në prill dhe të luhet me dy faza”, Koço Kokëdhima tregon tre skenarët

Futbolli në Shqipëri nuk e ka marrë ende aprovimin për ndihmë nga ana e Qeverisë, që vazhdon të tregohet “e shurdhët” duke mos plotësuar kërkesat që do të ndihmonin në rritjen e sportit. Një tjetër mbledhje është bërë në ditën e djeshme ku ka mbetur në fuqi bojkoti i kampionatit.

Koço Kokëdhima ka dhënë një intervistë për “Supersport” duke treguar tre skenarët që e presin futbollin e Superiores. Nga te më optimisti e deri në rastin më të keq, rrezikohet që të mbetemi pa ndeshje deri në muajin prill.

“Tre skenarë janë në diskutim. I pari është të mos luhet kampionati fare, deri në prill dhe atëherë të bëhet një sistem grumbullimi dhe të bëhen ndeshjen me vetëm një takim, ku të vendoset gjithçka. Kjo për të mos krijuar problem me botën e futbollit. Skenari i dytë është të zgjidhen çështjet deri në janar dhe të luhet me dy faza. I treti është që qeveria të tregohet e arsyeshme, të bëjmë një marrëveshje dhe t’i hapim rrugë reformave për të ecur para. Futbolli është duke marrë fund dhe nuk ka pasur asnjë polemikë në mbledhje.

Nuk do ketë asnjë dënim nga UEFA dhe FIFA, pasi janë në dijeni të kësaj që po ndodh në Shqipëri. Ne kemi marrë rrugë të sigurt, mbështetje morale, por edhe më shumë se kaq. Ne nuk do e lëmë Shqipërinë pa u përfaqësues në Kupat e Europës”, u shpreh Kokëdhima. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *