Eros Grezda po kalon një periudhë të errët në karrierën e tij, teksa sikur të mos i mjaftonte tatëpjeta në karrierë teksa nuk arriti të kapte dot shansin e madh te Rangersi, është shoqëruar edhe nga dëmtimet e shumta që po e pengojnë. Në media u raportua se futbollisti shqiptar e ka mbyllur vitin pas një operimi dhe i duhet të riaftësohet.
E ku ka më bukur sesa të rikuperohesh mes dashurisë? Nëse në futboll asgjë nuk po i ecën Grezdën, dashuria i paraqet një tjetër fytyrë. Bukuroshja Oriola Marashi ka shpërndarë edhe një foto në “Instagram” duke e quajtur Erosin si qënien e saj njerëzore më të preferuar. /Sport Ekspres/