“Talentet tona janë bërë si lojtarët e vjetër”, Redi Jupi: Ishte minimumi sa për t’u mos hequr nga puna

Redi Jupi ka bërë një analizë në emisionin “Procesi Sportiv” sa i përket performancës së Shqipërisë ndaj Kazakistanit. Kur flitet për debutimin e futbollistëve të rinjë, Jupi shprehet se edhe talentet tona po veprojnë si lojtarët e vjetër. Këtu duke e bërë krahasimin në kontekstin negativ për shkakun se të rinjtë nuk po marrin asgjë më shumë përsipër me naivitetin e tyre, që në rastin e gabimeve do t’i falej gjithçka duke parë edhe moshën e tyre. Ndërsa nga ana tjetër Kombëtarja ka nevojë për këtë lloj freskie që ndonjëherë kërkon edhe rrezikimin.

“Kombëtarja ka notuar gjithmonë mes dashurisë dhe zhgënjimit të tifozëve. Duhej të kishte shumë më tepër debat ky barazim. Tifozët janë shumë indiferentë dhe kjo është e rrezikshme. Ndeshja me Lituaninë ka qenë dramë dhe ajo me Kazakistanin nuk ka qenë e mirë, hyn te mesatarja. Megjithatë duhet thënë se nuk të ngjit, nuk të tërheq. Italianët kanë një shprehje: “Minimumi i mundshëm, aq sa të mos pushojnë nga puna. Pra të bësh aq sa të mos të heqin nga puna”.

Ne po luanim ndaj një ekipi që në cilësi është shumë më poshtë se ne, duhej ta mundnim. Kjo ishte një ndeshje shumë e rrafshët. Nuk e di, unë po shoh edhe lojtarët e rinjë që po luajnë si të vjetër te Kombëtarja. Të jesh i ri do të thotë që të kesh pak naivitet, të kesh më shumë ego, të mbash më tepër topin. Ndonjëherë këto të vlejnë, por lojtarët tanë të rinjë nuk merrnin përsipër asgjë më shumë. Nuk ekziston impenjimi maksimal”, u shpreh Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online