Bajerni i Mynihut do të zhvillojë një takim ndaj ekipit modest të Gjermanisë, Duren. Kjo skuadër është në ligën e pestë të Gjermanisë dhe përballja është e vlefshme për Kupë. Sigurisht që për Duren ky është një moment prestigji që të kenë përballë tyre kampionët. Por nga ana tjetër edhe një ndjenjë frike për rezultatin që mund të prodhohet pas 90 minutave.
Atëherë, çfarë do të konsiderohej sukses për Duren? Duket disi e çuditshme, por drejtori i këtij klubi ka bërë edhe një krahasim që ka sjellë jo pak të qeshura. “Ne duam që të mos përfundojmë më keq se Shalke dhe Barcelona”. Pra e thënë ndryshe kërkohet dhe quhet si objektiv i arritur nëse Duren humbet në më pak se 7 gola nga Bajerni. Kampionët do të paraqiten me një formacion të dytë në këtë përballje, por sërish është shumë lart kundërshtarit modest. /Sport Ekspres/