Kosova nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv as mbrëmjen e sotme. Pas atij eliminimi në gjysmëfinalen e Ligës D nga Maqedonia e Veriut, dardanët pësojnë disfatën e dytë vetëm 3 ditë më pas. Sllovenia mori një fitore minimale me shifrat 0-1 në “Fadil Vokrri“, duke thelluar edhe më tepër krizën e rezultateve në të cilën Kosova ndodhet.
Dardanët kanë humbur shumë nga shkëlqimi i tyre, që me meritë e fituan në Europë. Paraqitjet fantastike të viteve të fundit i kanë dhënë një jehonë të madhe, por tashmë situata ka ndryshuar. Vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e para të këtij edicioni në Ligën e Kombeve janë një kambanë alarmi për Shaland dhe përfaqësuesen që ai drejton./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/benjadiezsierra/status/1315369958487056384