“Kombëtarja thjesht i ra topit“, Pano debaton me Agustin Kolën: Luajmë me skëmë të Baba Qemos

Paraqitjet e Kombëtares shqiptare kanë ndezur debate në studiot televizive. Ndeshja e sotme kundër Kazakistanit ka dyzuar opinionin publik, ku një pjesë mbështet lojën dhe punën e trajnerit Reja, ndërsa pala tjetër shpreh pakënaqësi për kuqezinjtë.

Të ftuar në “Sport News Plus“ në “News 24“, Ledio Pano dhe Agustin Kola kanë ndarë mendime të kundërta mbi barazimin e sotëm kundër Kazakistanit.  Ikona e Tiranëës ka mbetur i kënaqur nga djemtë e Rejas, ndërsa Pano vjen me një lumë kritikash për paraqitjen e sotme.

Pano: Kombëtarja nuk luajti sot. Thjesht i ra topit… Skuadra në pjesën e parë ishte e përgjumur me një kundërshtar fare mesatar.

Kola: Po pse kush i ra topit? Ata nuk luajtën për meritë të Shqipërisë.

Pano: Ore po lëre këtë tani. Ne luajtëm dobët. Manaj nuk mund të luajë njëherazi me Brojën sepse janë shumë të ngjashëm. Kazakistani është ekip shumë i dobët.

Kola: Kazakistani është shkollë ruse e futbollit…

Pano: Çfarë shkolle ruse thua, ata ishin nivel shumë i ulët. Lëre tani. Skuadra nuk ka asnjë ide në fushë.

Kola: Po pse kush luajti mirë sipas teje?

Pano: Ne nuk luajtëm mirë. Kaq. Kishim një rival të dobët edhe nuk e mundëm dot. Aq dobët ishte Shqipëria, saqë edhe dy herë që ia falën topin në afërsi të zonës, nuk shënuan dot.

Kola: E humbën topin ata (kazakët) për mirë të skuadrës tonë.

Pano: Jo, mo jo, ne thjesht nuk kemi një lojë të qartë. Kaq. Nuk më pëlqen kjo skema që përdor Reja. 3-5-2 është skemë e kohës së Baba Qemos… Duhen skema moderne dhe me katër mbrojtës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online