VIDEO/ Çfarë autogoli qesharak, kundërshtari i jep një dorë Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut ka barazuar në takimin e sotëm me shifrat e çmendura 3-3. Madje edhe për një rezultat të tillë një falenderim e meriton Estonia, që i kanë dhënë një dorë qysh në nisje të sfidës. Një autogol qesharak ishte ai që do të hapte serinë e golave dhe do të kalonte që në minutën e 3-të në epërsi maqedonasit. Kombëtarja baltike kishte topin nën kontroll normalisht, teksa lojtarët po kombinonin me njëri-tjetrin në mbrojtje.

Në një moment, Marten Kusk vendos ta kthejë topin pas, por surprizohet kur sheh se ku gjendej portieri. Gardiani i Estonisë kishte dalë jashtë katërkëndëshit, duke e lënë tërësisht të zbrazët portën e tij. Topi ishte goditur tashmë nga këmbët e Kusk dhe nuk kishte kthim pas, duke bërë që Maqedonia e Veriut të merrte përkohësisht avantazhin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/benjadiezsierra/status/1315323421140680704

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *