“Si Xavi që shkon në Arabi”, Shakohoxha është kundër Rejës: Të investosh te një 74-vjeçar, puna e fundit në jetë

Dritan Shakohoxha ka sulmuar trajnerin e Shqipërisë, Reja, përpara takimit të kuqezinjëve ndaj Kazakistanit. Në emisionin e “Supersport” që po transmetohet teksa pritet fillimi i kësaj sfide, nuk mund të anashkalohej mosha e teknikut të Kombëtares. Shakohoxha e quan si një investim të gabuar dhe e krahason me mbylljen e karrierës që bëjnë lojtarët e mëdhenj duke shkuar në vendet e “dorës së dytë” për të përfunduar gjithçka.

“Për mua të investosh te Reja, te një 74-vjeçar, është një investim i gabuar. Ai e ka punën e fundit në jetë këtë. Është njësoj si Xavi që shkon në Arabi kur vjen fundi. Të gjithë po na vijnë nga jashtë, nuk kemi asgjë tonën. Ne duam një trajner që të ketë ego dhe dëshirën për të arritur më lartë. Pra kur kishim Baren në intervistë i uruam që të shkonte më larg se Espanjoli. Po jo në këtë rast pasi është 74-vjeç. Gjithsesi se kishte edhe datëlindjen dje Reja, i urojmë edhe 100-vjeç, se të bëhet 100-vjeç, është pak keq”, ka thënë Shakohoxha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *