Përpara i pret Sllovenia, Challandes gati të harrojë disfatën me Maqedoninë: Lojtarët ta ngrenë kokën lart, tani të tregojnë karakterin

Kosova humbi ndeshjen e pardjeshme ndaj Maqedonis së Veriut, duke humbur kështu mundësinë për të tentuar kualfikimim në Euro2021. Kjo disfatë solli një dëshpërim të madh tek tifozët, të cilët e panë si një mundësi të artë për të plotësuar ëndrrën e tyre.

Megjithatë pavarësisht se gjendja emocionale e lojtarëve nuk është aspak e qetë, si dhe mungesat e Muriqit dhe Rashicës janë të pazëvendësueshme, dardanëve u duhet të mbledhin forcat pasi do të përballen me Slloveninë. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide trajneri i Kosovës, Challandes tha se do të bëjë maksimumin me lojtarët që ka në dispozicion.

“Me Slloveninë duhet të gjejmë zgjidhje me lojtarët që janë këtu. Sfida e parë është të krijojmë raste dhe të shënojmë, ndërsa sfida e dytë është përgatitje psikike pasi lojtarët janë të dërmuar psikologjikisht pas humbjes ndaj Maqedonisë. Lojtarët duhet ta ngrenë kokën lartë dhe të mendojnë për të vazhduar tutje. Në këtë ndeshje duhet treguar mentaliteti dhe karakteri jonë. Sllovenia është ekip i fortë, fizikisht. Ne jemi gati për një ndeshje të fortë dhe të vështirë”- u shpreh Challandes./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *