“Gjatë udhëheqjes së tij Shqipëria arriti në Euro2016“, ekipi i njohur kazak fton Armand Dukën të vizitojë ambientet e klubit

Ekipi përfaësues i Shqipërisë është i pranishëm në Kazakistan, ku edhe do të luajnë ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve. Klubi i futbollit Kairat i ka dërguar një ftesë kreut të FSHF-së, njëherazi edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Dukës, për të vizituar ambientet e klubit të tyre. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese dhe është shprehur se baza e ekipit kazak është ndër më të mirat që ka vizituar.

“Sot, me ftesë të menaxhmentit të FC Kairat, Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s Armand Duka vizitoi bazën e “verdhezinjve”. Gjatë udhëheqjes së Armand Dukës në FFA, futbolli shqiptar ka arritur shumë suksese: u shfaqën stadiume të reja, qendra stërvitore dhe selia e federatës, dhe ekipi kombëtar arriti në fazën finale të EURO 2016

Për shumë vite, Duka ka punuar në komitete të ndryshme të UEFA-s dhe FIFA-s. Në Shkurt 2019, në Kongresin e Zakonshëm të UEFA-s në Romë, ai u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Sipas mysafirit, për aktivitetet e tij profesionale, ai ka vizituar shumë qendra klubesh, por Almati është një ndër më të mirat. Faleminderit për fjalët e mira dhe për vizitën”, shkruan FC Kairat në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online