Mauricio Sarri duket se do i japi fund shpejt pushimeve dhe është gati t’i rikthehet aksionit. Pas zhgënjimit me Juventusin, trajneri italian dëshiron një aventurë të re për të treguar vlerat e tij në pankinë. Sipas “La Gazzetta dello Sport” 2 janë klubet që e kanë vendosur ish-teknikun e bardhezinjve në udhëkryq. Nga njëra anë qendron Roma, ku luan edhe Marash Kumbulla, ndërsa në krahun tjetër gjendet një nga rivalët e Juventusit, Fiorentina.
Violët duken si pista më e realizueshme për të ndodhur. Shpësh është përfolur se skuadra nga Firence është ekipi i zemrës së Sarrit dhe nënës së tij, ndërsa rivaliteti mes tyre dhe “zonjës së vjetër” është i lartë. Kjo u pa qartë edhe pas largimit të Kiesas drejt kampionëve në fuqi të Serisë A. Megjithatë për t’u ulur sërish në stol, trajneri italian duhet të ndërpresë më parë kontratën e tij me Juventusin, e cila përfundon në vitin 2022./Halit Dellibashi-Sport Ekspres/