Një talent i ri po rritet në Francë. Camavinga është një emër për t’u shënuar diku me gërma të mëdha, teksa premton shumë për të ardhmen. Vetëm 17 vjeç dhe lojtari francez ka shënuar golin e tij të parë me “gjelat”. E çfarë goli për më tepër! Spektakël është prodhuar nga këmbët e tij. I kthyer me kurriz nga porta, lojtari i Rennais tregohet brilant dhe e dërgon topin në rrjetë.
Kronometri shënonte minutën e 9-të të takimit dhe mesfushori i ri i jep avantazhin trikolorëve në ndeshjen miqësore kundër Ukrainës së Shevchenko-s. Ky është takimi i dytë që Edoardo Camavinga luan me Kombëtaren e Francës, teksa është aktivizuar për 27 minuta një muaj më parë. Një arritje e jashtëzakonshme për një talent të tillë, që është vetëm 17-vjeç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/