Vedat Muriqi u kthye në një pikë kyçe te skuadra e Fenerbahçes, për të cilën dha një kontribut mjaft të vyer në fushën e lojës. Sulmuesi shqiptar rezuloi një “bingo” për ekipin turk, që falë shitjes së tij arkëtuan një shifër prej 20 milionë eurosh. Largimi i tij la pas hapësira në vijën e parë të sulmit, të cilat Fenerbahçe synon t’i mbyllë me një tjetër shqiptar.
Këtë herë gjiganti turk vë bast për Kemal Ademin, i cili vjen si zëvendësuesi i Muriqit në Stamboll. Futbollisti i talentuar ka lënë Bazelin dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me nëndetësen e verdheblu me një opsion rinovimi për një tjetër vit. Ademi ka lënë gjurmë në kampionatin zvicerian me golat e tij dhe tani është koha për të hedhur një tjetër hap në karrierë, që pse jo mund t’i hapë dyert e kampionateve elitare të Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? ??
? https://t.co/ES1PRkHudD pic.twitter.com/l5VIKUc0j2
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) October 5, 2020