Hodhi edhe firmën në kontratë, detajet dhe koha ndalojnë transferimin surprizë të Rashicës te… Bajer Leverkusen

Milot Rashica do të mbetet në Bremen, të paktën deri në muajin janar. Menaxheri Lala dhe vetë lojtari kishin bërë me dije se do të ndryshonin ambient këtë verë, pasi edhe ofertat nuk mungonin. Por gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën e duhur. Një lëvizje surprizë mund të ndodhte ditën e sotme, në ditën e fundit të merkatos, por në fund transferimi ka dështuar.

“Weser-kurier” ka bërë të ditur se Rashica kishte udhëtuar drejt Leverkusenit, ku edhe kishte firmosur marrëveshjen personale me klubin. Megjithatë e njëjta gjë nuk ka ndodhur mes Verder Bremenit dhe Bajer Leverkusenit. Ishin detajet ato që ndalën gjithça, teksa koha fluturonte dhe nuk premtonte të arrihej një akord. Vetë drejtori sportiv i skuadrës së sulmuesit shqiptar ka thënë se negociatat nisën në mesditë dhe se “aspirinat” dëshironin formulën e huazimit dhe jo blerjen. Pikërisht këtu ndaheshin pikëpamjet mes palëve dhe orët e mbetura në dispozicion nuk mjaftuan për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

“Bisedimet nisën vetëm në mesditë. Kishim negociata të vështira. Leverkuseni nuk dëshironte një lëvizje të përhershme. Ishin disa modele të ndryshme. Në fund, nuk pati mjaftueshëm kohë për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë Bauman, drejtori sportiv i Verder Bremenit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online