Endri Çekiçi finalizoi në ditën e fundit të transferimeve marrëveshjen për të ardhmen e tij. Talenti shqiptar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të drejtën e rinovimit edhe për një vit tjetër dhe shihet si një lojtar me perspektivë për klubin.
Presidenti i Ankaraguçu, Fatih Mert, ka folur mbi transferimin e 23-vjeçarit, duke theksuar se janë bërë përpjekje të mëdha për të mbërritur deri te shtërngimi i duarve. Sipas tij, Çekiçi është pikërisht profili që i nevojitej skuadrës.
“Ne bëmë përpjekje të mëdha në transferimin e Endri Çekiçit. Është një emër që do të sjellë përfitime të mëdha për fuqinë tonë. Negociatat tona vazhduan deri në ditën e fundit të sezonit të transferimeve. Ishte në një profil lojtari që duhej në skuadrën tonë. Ne e mirëpresim atë në ekipin tonë”, ka thënë Fatih Mert./Halit Delibashi-Sport Ekspres/