Kastriot Dërmaku e ka mbyllur aventurën e tij me Parmën në elitën e futbollit italian. Mbrojtësi i Kombëtares ka qenë një siguri e madhe në prapavijë për ndeshjet që është aktivizuar, por çuditërisht nuk ka marrë besimin e trajnerit. Nga ana tjetër është Bruno Alvesh që po prek fundin e karrierës duke parë moshën e tij, por për teknikun e ekipit italian nuk është menduar gjatë që të aktivizojë Dërmakun.
Lojtari shqiptar ka firmosur një kontratë të re dhe ka lëvizur drejt Leçes në Serinë B. Një mundësi e mirë kjo për Dërmakun që të fitojë më tepër minuta në fushën e lojës pasi i është garantuar vendi i titullarit. Lojtari shqiptar ka mbërritur si huazim në këtë klub me kushtin e qëndrimit përfundimtar nëse Leçe do të ngjitet sërish në Serinë A. /Sport Ekspres/
? Ufficiale Kastriot Dermaku è un nuovo giocatore del Lecce #avantilecce
? il comunicato https://t.co/0KdCn8gWfi— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) October 5, 2020