Interi u nda në një barazim ndaj Lacios, por zikaltërit ishin dukshëm dominantë në fushën e lojës, por të pafatë për të marë tre pikët. Të njëjtën gjë e ka vënë në dukje ish mbrojtësi i Lacios dhe tashmë i Interit, Stefan De Vrij. Sipas tij, Interi kishte ardhur vetëm për të rrëmbyer fitoren dhe prandaj janë mjaft të mërzitur që nuk ja dolën.
“Ishte një ndeshje mjaft e bukur për tu parë nga tifozët. Ishin dy skuadra mjaft të mira që kishin ardhur për të fituar këtë ndeshje. Ne luajtëm mjaft mirë, por mu duk sikur në fund na mungonte di?ka, nuk ishim të qetë përpara portës. Tentuam të shënonim disa gola, por nuk ja arritëm dot. Jemi mjaft të zhgënjyer, sepse erdhëm këtu vetëm për tre pikët”- u shpreh De Vrij.
Me këtë barazim Interi zbret në vendin e dytë, dy pikë më pak sesa Atalanta që duket si makinë shkatërruese për ekipet e Serisë A. Në vetëm tre ndeshjet e para, ekipi nga Lombardia ka shënuar 13 gola./Elio Hajdari-Sport Ekspres/