“Ne te Juventusi i dashurojmë rregullat”, Anjeli flet pas fitores në tavolinë kundër Napolit

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Seria A, ku Juventusi ka fituar ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, pasi Napoli nuk u paraqit në fushë. Ekipi i drejtuar nga Gatuzo nuk u lejua nga autoritet lokale me qëllim të mos përhapjes së koronavirusit. Napoletanët tentuan te bënin të pamundurën për ta shtyrë këtë ndeshje, por morën një “JO” nga federata italiane si dhe nga Juventusi.

Pas një shoë 10 minutësh, ku skuadra e Juventusit zbriti në fushë për të pritur kundërshtarin që nuk do të vinte kurrë, vetë drejtuesi i Juventusit, Andrea Anjeli nuk nguroi të bënte ironi me Juventusin.

“De Laurentis më shkruajti mesazh për të shtyrë ndeshjen, por nuk mund ta pranonim. Ky nuk ishte vendimi jonë por i Federatës italiane. Unë iu përgjigja që tek Juventusi i dashurojmë rregullat. Ne nuk jemi si të tjerët, Juventusi është një industri që zbaton çdo rregull”- u shpreh Anjeli në një prononcim për mediat./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online