Video/ Skena e paprecedentë tek Juventus-Napoli, shihni se çfarë ndodh para takimit

Në orën 20:45 ishte parashikuar që të niste një nga sfidat më të forta të Serie A mes Juventusit dhe Napolit, por gjithçka që tifozët mund të shohin është një fushë e boshatisur dhe pa lojtarë. Napoli nuk është lejuar të udhëtojë drejt Torinos, ndërsa Juventusi ka vendosur të vijojë sipas kalendarit të Serie A, me apo pa kundërshtarët në fushë.

Një skenë krejtësisht e paprecedentë kjo e sotmja, që nuk është parë në historinë e futbollit italian. As arbitrat e as ekipi i parë nuk kanë zbritur në fushë, por ka qenë Bufon së bashku me anëtarë të stafit bardhezi që kanë qenë në pritje të skuadrës së Napolit. Pritjen e tyre e kanë shoqëruar edhe tifozët e limituar që gjendeshin në tribuna, të cilët duhet të kthehen në shtëpi pa futboll mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online