Edinson Kavani e ka zgjedhur skuadrën e tij të re. Sezoni i ardhshëm do e gjejë uruguajanin në Premier League. I shumëpërfolur në merkato pas largimit nga PSG, emri i Kavanit u lidh me disa prej klubet më të njohura në Europë si Reali i Madridit, Atletiko e Madridit, Interi e Milani. Por sipas “ESPN”, futbollisti amerikano-jugor ka mbyllur gjithçka me Mançester United.
33-vjeçari do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Anglisë për të kryer testet mjekësore dhe të hedhë më pas firmën në kontratën 2-vjeçarëe. Zyrtarizimi pritet brenda dy ditësh dhe United mbyll kështu çështjen e një qendërsulmuesi për sezonin e ri, teksa firmos me golashënuesin më të mirë në historinë e PSG-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/