Andrej Kramariç shënoi dopietë në disfatën e Bajernit ndaj Hofenhaimit me shifrat 3-1. Kroati ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë, ku nxori blof disa herë mbrojtjen e hekurt të kampionëve të Gjermanisë. 29 vjeçari ndodhet në kulmin e karrierës, prandaj ky fakt nuk i ka ngelur pa i shpëtuar drejtuesve të ekipif që ai mposhti 1 javë më parë.
Protali i dedikuar për transferimet e lojtarëve, TransferMarkt, ka postuar një foto në rrejtin social Instagram, ku tregohet se Bajerni është shumë pranë nënshkrimit me Andrej Kramariç. Mesfushori me tipare ofensive konsiderohet me një vlerë prej 27 milionë euro, një shifër që nuk është aspak problem për gjigandët gjermanë, të cilët kanë përfituar shumë nga triumfi në çdo kupë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/