Verona ka afruar një futbollist të ri në ditën e sotme, duke marrë mesfushorin senegalez, Bachir Mane. Ky i fundit ka qenë pjesë e Carpi-t dhe e shumë ekipeve të tjera italiane që luajë në nivelet më të ulëta.
Menjëherë pasi Verona ka siguruar shërbimet e lojtarit 22-vjeçar dhe ka depozituar kontratën e tij, është menduar huazimi. Futbollisti në fjalë do të jetë pjesë e Superiores për t’u rritur më tepër dhe është mësuar madje emri i klubit në të cilin do të bëjë pjesë.
Pikërisht Laçi, me kurbinasit që po vazhdojnë të përforcohen frikshëm përpara nisjes së sezonit të ri. Lajmi është konfirmuar nga ana e “Tuttomercatoëeb” atje ku thuhet se është gjetur edhe dakortësia mes të dy ekipeve. /Sport Ekspres/