LIVE, shorti i Champions League/ Berat Gjimshiti kundër Liverpulit, Strakosha dhe Muriqi gjejnë Dortmundin dhe Halandin

Në ditën e sotme është duke zhvilluar ceremonia nga UEFA sa i përket shpërndarjes së çmimeve për lojtarët më të mirë dhe njëkohësisht për grupet e “Champions League” sa i përket sezonit të ri.

Menjëherë ceremonia ka nisur me dhënien e çmimit të presidentit të UEFA-s, ku Ceferin ka vlerësuar si fitues Didier Drogba për vlerat humane që ka dhe sigurisht arritjet e mëdha në karrierë. Sa i përket portierit më të mirë në Champions League nuk ka pasur shumë dyshime, pasi falë duarve të Manuel Nojer, Bajerni do ta ngrinte lartë trofeun.

Më pas është vazhduar me hedhjen e shortit për sezonin 2020-2021, atje ku do të kemi edhe disa prej futbollistëve shqiptarë. Teksa është edhe një skuadër për t’u hedhur në grup, Atalanta e Berat Gjimshiti do të ketë përballë Liverpulin e Klop dhe Ajaksin. Nga ana tjetër Lacio e Strakoshës dhe Muriqit do të jetë në grupin F, atje ku më favoritët janë Zeniti dhe Dortmundi. /Sport Ekspres/

Grupi A

Bayern Munchen

Atletiko Madrid

Salzburg

Grupi B

Real Madrid

Shkahtar Donetsk

Inter

Grupi C

Porto

Manchester City

Olimpiakos

Grupi D

Liverpul

Ajaks

Atalanta

Grupi E

Sevilja

Chelsea

Krasnodar

Grupi F

Zenit

Dortmund

Lacio

Grupi G

Juventus

Barcelona

Dynamo Kiev

Grupi H

PSG

Manchester United

Leipzig

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online