“Juventus, Manchester City dhe Reali”! Uzuni tregon dëshirën për shortin: Dopingu? Ne kemi vetëm punën

Myrto Uzuni ka mbërritur në grupet e “Champions League” dhe ka dhënë një ndihmë të madhe te Ferencvaroshi për t’u kthyer në këtë kompeticion pas 25 vitesh. Në ditën e sotme do të hidhet edhe shorti për të mësuar skuadrat me të cilat do të përballet sulmuesi shqiptar, ndërsa në një intervistë për “Fax Sport” tregon dëshirën për t’u përballur me ekipe më të lehta në letër, për të pasur mundësinë e avancimit përtej grupeve.

Gjithashtu Uzuni ka konfirmuar lajmin e publikuar nga “Sport Ekspres” se është thirrur për të bërë testin e dopingut pas takimit me Molden. Përgjigja do të dalë pas një jave, por sigurisht që nuk ka asgjë për t’u frikësuar pasi një lojtar i tillë ka vetëm punën si kryefjalë të tijën.

“Nuk u frikësuam aspak ndaj Moldes pasi kishim në kontrolloj lojën gjatë gjithë kohës. Drejtoi i Ferencvarosh më kontaktoi që në ditën e parë dhe më shprehu dëshirën për të shkuar në grupet e “Champions League”. Atje më është rritur më tepër presioni, por nga ana tjetër më ka shërbyer për mirë pasi reagova pozitivisht.

Dhe çfarë tha trajneri pas ndeshjes? Nuk di asgjë pasi më thirrën për testin e dopingut. Kjo është e vërtetë dhe kam ndenjur më tepër se dy orë pasi nuk munda dot të kryeja testin nga lodhja. Nuk e di se përse më zgjodhën mua, duhet të pyesim të UEFA-s. Përgjigjet dalin pas një jave. Të gjithë janë të vetëdijshëm për punën time, normale që do të dalë i pastër pasi ne kemi vetëm punën dhe asgjë tjetër.

Ndeshje sa po vijnë dhe vështirësohen tani. Por të luash ndaj Manchester Cityt, Realit, Juventusit, Bajernit, janë skuadra shumë të mëdha. Në mentalitetin tim është që të ecim sa më para dhe do të doja ekipe pak më të vogla. Të gjithë suksesin ia dedikoj familjes time dhe menaxherit Franci Bode, që më ka qëndruar pranë”, ka thënë Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online