“Nuk keni parë asgjë akoma”! Safet Gjici: Kështu shkruajnë për Kukësin në çdo vit, Nexhipi është një gënjeshtër e madhe

Në këto ditë të fundit ka pasur shumë largime nga Kukësi që ka ardhur me njoftime rregullisht për të treguar shkëputjen e marrëveshjeve me lojtarët. E këtu nuk flitet për futbollistë që kanë qenë pjesë e stolit, por që ishin pjesë e rëndësishme e boshtit të verilindorëve.

E në këtë tumnajë të madhe është bërë thuajse fakt i kryer edhe largimi i Nderim Nexhipit. Por vetë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në një rrëfim ekskluziv për “News24” ka sqaruar gjithçka. Nexhipi do të vazhdojë që të jetë pjesë e këtij klubi dhe do të afrojë tre lojtarë të rinjë, që sipas vetë presidentit janë të mjaftueshëm për trajnerin Gega. Nga ana tjetër Gjici shprehet për tifozët e Kukësit dhe i mbush me optimizëm duke i garantuar se nuk kanë parë ende asgjë. Në fund nuk mund të mungonte një thumbim me mediat që gjithmonë shkruajnë për shkatërrimin e Kukësit.

“Ne ekipin e bëjmë gjithnjë për titullin kampion dhe tani jemi për titull pavarësisht se shumë zëra flasin ndryshe. Janë larguar disa lojtarë që nuk ishin në planet e trajnerit, 2 lojtarë janë larguar duke prishur kontratën në mënyrë njëanëshme, Musolli dhe Etemi. Ata janë në procedurë ankimimi, është një gjë që nuk e kemi pritur në fakt por FSHF i ka dhënë lejen e kartonit Musollit që është në kontratë edhe për një vit. Kanë filluar proceduar e ankimit, do ta ndjekim deri në fund.

Nuk ka asnjë situatë kaotike. Klubi ka ato strategjitë e veta, natyrisht që ne kemi një grup me një moshë mesatare jo më shumë se 26 vjeç dhe besojmë shumë të stafi teknik dhe tek lojtarë që mund të realizojnë objektivin e klubit. Flitet vetëm për largime, por jo për afrime, janë marrë disa lojtarë shumë të mirë dhe ky është një problem i madh i mediave, abuzojnë në këtë pikë. Kështu thonë çdo vit për Kukësi që u shkatërrua, por tifozët të rrinë të qetë se nuk kanë parë asgjë akoma.

Nexhipi vazhdon, edhe kjo është një gënjeshtër e madhe e mediave. Pasi Nexhipi vazhdon të jetë drejtor teknik i klubit. Nexhipi do të bëj një merkato shumë të fortë, siç ka bërë deri më tani. Do blejmë edhe 2-3 lojtarë deri në fundin e merkatos dhe nuk ka nevojë më shumë trajneri Gega”, u shpreh Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *