Babai e premtoi Andi Zeqirin te Kosova, drejtori i Zvicrës shkakton konfuzion të madh: Folëm me të…

Andi Zeqiri është një tjetër emër për t’u pasur në konsideratë për të ardhmen, duke marrë këtu parasysh edhe zërat mediatik për merkaton e verës. Shumë media prestigjoze kanë raportuar interesimin nga ekipet të “Seria A” dhe “Premier League” për të siguruar shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar.

Ndërkohë babai i këtij futbollisti është shprehur se Andi Zeqiri ka zgjedhur që të luajë për Kosovën dhe po përgatiten dokumentat për t’u bashkuar me dardanët A. Aktualisht sulmuesi në fjalë është pjesë e Zvicrës U-21 dhe në shtatë takime ka realizuar gjashtë gola.

Por një kalim të tillë e ka mohuar drejtori i ekipeve kombëtare të Zvicrës, Pierluigi Tami, që shkakton një konfuzion të madh: “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Andi Zeqirin. Ne sot folëm me të dhe na tha se do të vazhdonte që për të përfaqësojë Zvicrën. Deri tani e ka bërë gjithmonë me pasion dhe gëzim të madh. Ne do ta mbështesim atë për çdo vendim që merr mbi të ardhmen e tij”, ka thënë Tami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online