“Nuk jam më 20-vjeç që të vrapoj si dikur”! Bale rrëfen “hilet” e një futbollisti: Kur je i ri është ndryshe, pastaj menaxhon veten

Gareth Bale është larguar nga Reali i Madridit dhe është bashkuar me ekipin e Totenhemit. Ylli uellsian do të jetë në urdhërat e Murinjos, menjëherë sapo të lërë pas krahve dëmtimin që po e mban jashtë fushës së blertë.

Por çfarë duhet të presin tifozët e Totenhemit? Vetë futbollisti ka bërë një rrëfim të fundit duke treguar edhe disa prej “hileve”, për të dëshmuar se ka ardhur momenti ku duhet menaxhuar vetja. Pra në ndryshim nga e shkuara ku duhet të linte përshtypje në çdo takim, Bale nënkupton se jo në çdo ndeshje duhet dhënë më e mira.

“Roli i ri me Murinjon? Unë mund të luaj kudo në sulm. Ndihem rehat në anën e djathtë, atje ku kam luajtur për pjesën më të madhe të karrierës. Gjithashtu kam luajtur pas sulmuesit dhe isha po kaq shpesh edhe në krahun e majtë. Megjithatë, nuk jam më njëzet vjeç që të bëj tetëdhjetë metra deri në vijën e fundit. Kur je pak më i vjetër, e kupton se duhet të menaxhosh veten dhe duhet të zgjedhësh momentet e duhura. Kur je i ri do të bësh përshtypje gjithmonë dhe të japësh më mirën, 100% tënd. Pastaj kur fiton përvojën, duhet të menaxhosh jo vetëm veten, por edhe situatat në të cilat ti ndodhesh”, u shpreh Bale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *