Jose Murinjo mbetet padyshim trajneri që dhuron më tepër spektakël në elitën e futbollit të Europës. Këtë herë në përballjen e Kupës ndaj Chelseat ka pasur dy momente pikante për trajnerin portugez. E para mbetet padyshim ngritja e tonit pasi shkoi në tualet për të nxjerrë Dier, teksa ishte minuta e 77 dhe natyra e kishtë thërritur lojtarin e Totenhemit.
Por rezultati ishte në shifrat 0-1 në favor të Chelseat dhe po rrezikohej për të pësuar të dytin. I pyetur në konferencë nga gazetarët nëse ishte në dijeni sesa e sikletshme është kur dikush të qëndron mbrapa teksa urinon, Murinjo ka vazhduar duke qeshur: “Problemi me Dier ishte se nuk po urinonte, por shumë më keq se kaq. Doja t’i ushtroja pak presion që të kthehej në kohë për minutat e mbetura”.
Ndërkohë sa i përket përplasjes me Lampard, nuk ka munguar përgjigja për trajnerin e Chelseat. “Në ndeshjen e fundit kur po humbiste 3-0, po më vinte aq shumë keq për të pasi ishte i qetë dhe i trishtuar në karrigen e tij. Në termat e futbollit nuk mund t’i them asgjë, është vetëm një opinion, por qëndro në këmbë dhe bërtit kur ekipi yt është duke humbur dhe qëndro i qetë kur skuadra jote po fiton”, është shprehur Murinjo. /Sport Ekspres/
QUE MOMENTO! O Dier saiu de campo no meio do jogo pra ir no banheiro e deixou um buraco na defesa.
O Chelsea criou uma chance e Mourinho, 100% PUTO, foi buscar o zagueiro no vestiário. HAHAHAHA pic.twitter.com/P6qg8aOPUb
— Sala12 (@OficialSala12) September 29, 2020