Menjëherë pas përfundimit të takimit mes Totenhemit dhe Newcastle, të gjithë ishin duke pritur konferencën e Murinjos. Një spektakël përfundoi dhe një tjetër do të niste, pasi trajneri portugez nuk mund të qëndrojë kur i qetë në një dramë. Skudra e tij ishte duke kryesuar deri në minutat e fundit, por një penallti u akordua kundër tyre me sistemin VAR.
Murinjo nuk mund ta pranonte kurrsesi duke u larguar menjëherë në tunelin që të dërgon në dhomat e zhveshjes. Sa i përket konferencës së dhënë nuk ka munguar edhe shpërthimi me një akuzë indirekte, për të thënë se nuk do të japi lekë kurrë te Federata, ndërsa më mirë i dërgon ato për bamirësi.
Por nuk mbyllet vetëm me kaq pasi për të shpëtuar “lëkurën” e tij, ka një edhe një tjetër reagim që nuk i ka pëlqyer tifozëve të Totenhem. Murinjo e ka cilësuar këtë skuadër si të vogël dhe pa histori, në ndryshim nga të tjerat.
“Nëse i jap disa para, unë e bëj për bamirësi, nuk i jap te Federata, prandaj nuk dua të komentoj më gjatë arbitrin. Pse e hoqa Son? U dëmtua, e imagjinoj që kishte ndeshje të martën, të enjten dhe të dielën. Por ky është respekti që merr Totenhemi. Është një klub i madh, por historia e trofeve tonë nuk është aq e madhe sa tek ekipet e tjera. E dua shumë këtë skuadër, por tani po e shoh më së miri dhe po e kuptoj diferencën mes atyre ekipeve që kanë më shumë histori se të tjerat”, u shpreh Murinjo. /Sport Ekspres/