Jose Mourinho e ka mbajtur fjalën e dhënë duke treguar edhe njëherë se është një person me vlera të mëdha, pavarësisht faktit se në konferencat për shtyp ka krijuar përshtypjen e një trajneri arrogant. Përpara ndeshjes me Shkëndijën, një gazetar maqedonas, Igor Aleksandrovic, do t’i bënte një kërkesë të veçantë portugezit.
Në bazë të saj kërkohej një fotografi me Mourinhon, pasi babai i gazetarit maqedonas që tani nuk jeton më, e kishte si idhull. Kjo fotografi do të vendoset në vendin e prehjes së babait të Igor Aleksandrovic. Nga ana tjetër Jose Morinho është emocionuar tërësisht nga kjo kërkesë e veçantë që i ka ardhur. “Nuk e meritoj këtë dhe nuk ka lidhje rezultati, do ta bëjmë fotografinë”, do t’i shprehej trajneri portugez. Ndërkohë para këtij takimi ka ardhur edhe momenti që u shkëput mes tyre. /Sport Ekspres/