Zyrtare/ Partizani dhe Tirana mbeten histori, Arlind Ajeti rikthehet sërish në Itali dhe prezantohet me ekipin e ri

0

“Ministri i mbrojtjes”, kështu do të etiketohej Arlind Ajeti në kohën kur Shqipëria mbërriti në Europianin e Francës. Një performancë fantastike e këtij futbollisti që ishte i pakalueshëm në prapavijë, ndërsa tifozët menduan se zëvendësuesi i Lorik Canës ishte gati. Por karriera që pas atij kulmimi ka pësuar një rënie të madhe për Ajetin. Aventura e fundit ishte ajo te Vejle pas disa kohe mungesë në fushën e blertë, ndërsa u përfol në disa raste për një kalim te Partizani dhe Tirana.

Asgjë prej tyre nuk rezultoi e vërtetë, pavarësisht dëshirës që mund të kenë pasur këto skuadra për të bërë një afrim të bujshëm. Së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi i Arlind Ajetit që është rikthyer në Itali. Këtë herë për të qenë pjesë e Reggianas në Serinë B, një skuadër që është ngjitur së fundmi në kategorinë e dytë italiane dhe që kërkon suksesin e madh për të mbërritur në Seria A. Kontrata është firmosur për dy vite dhe Ajeti do të mbajë fanellën me numër 93. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.