Nga Klaudio Ndreca
“Tirona Fanatics” ka mbërritur në stërvitje për t’i dhënë më tepër motivim dhe kënaqësi futbollistëve bardheblu përpara takimit që do të kenë kundër Crevena Zvezdës. Fatkeqësisht sportdashësit nuk do të jenë në stadium për të ndjekur derbin e Ballkanit, por fjala e mbështetësve të Tiranës me banderola është thënë në stërvitje.
Madje duke mos treguar aspak mëshirë ndaj kundërshtarit. Ndoshta disa prej lexuesëve i’u kujtohet edhe incidenti që ndodhi në vitin 21 nëntor të 2014 në Stamboll, atje ku ndërroi jetë tifozi i Crvena Zvezdës, Marko Ivkoviç. Përpara ndeshjes së basketbollit që do të zhvillohej kundër Galatasarait, serbët u përfshinë në sherre dhe përplasje, ndërsa Ivkoviç u godit me th.kë nga ana e mbështetsve turq.
I njohur ndryshe edhe si “luleshtrydhja”, tifozi i Zvezdës nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Prej këtij momenti tifozët serbë e kujtojnë shpeshherë me foton e një luleshtrydhe, por “Tirona Fanatics” gjatë stërvitjes së djeshme i ka prekur shumë kundërshtarët me banderolën, pasi luleshtrydhja ishte prerë në mes, për të kujtuar ngjarjen e Stambollit. /Sport Ekspres/