Kthehet edhe Kombëtarja Shqiptare! Vetëm një javë larg, luajmë 2 ndeshje në 4 ditë

Pandemia ndaloi dhe vështirësoi shumë procese në jetët tona. Na largoi në të njëjtën kohë edhe nga emocionet e ekipit kombëtar, i cili që nga 17 Nëntori 2019, nuk ka mundur të luajë asnjë ndeshje miqësore ose zyrtare për shkak të Covid-19.

Shqipëria nën drejtimin e Edoardo Reja javën e ardhshme rikthehet të na japë emocionet që na kishin munguar. Në datë 29 Gusht trajneri Reja do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të flasë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe listën e tij të të grumbulluarve. Kuqezinjtë më datë 31 Gusht do të jenë të gjithë në urdhërat e stafi teknik në seancat stërvitore që do të zhvillohen në Kompleksin Tropikal. Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë në 4 Shtator në Minsk dhe tre ditë më pas rikthehet në Air Albania Stadium për tu përballur me Lituaninë, rivali tjetër i grupit në këtë edicion të Kupës së Kombeve.

Këto dy ndeshje do të jenë dhe të parat për kuqezinjtë në këtë vit të pazakontë, ku u anulluan dy ndeshjet miqësore me Slloveninë e San Marinon si edhe dy datat e muajit qershor ku trajneri Reja me stafin e tij do kishin mundësi të testonin skuadrën në prag të ndeshjeve kualifikuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online