Elvis Plori u largua drejt Vllaznisë, zbulohet kandidatura e parë për të marrë Besëlidhjen

Besëlidhja nuk arriti dot të triumfonte në ndeshjen e Play-Out përballë Vllaznisë, të cilën e humbi me rezultatin 1-3, duke humbur kështu mundësinë e ngjitjes në Superiore. Megjithatë tashmë ky dështim është hedhur prapa krahëve, teksa ekipi lezhian është duke menduar për sezonin 2020-2021. Pas largimit të trajnerit Elvis Pori tek Vllaznia e Shkodrës, Besëlidhja është në kërkim të një trajneri të ri.

Faqja “Kategoria e Parë” ka raportuar me burime të sigurta se brenda klubit flasin për një afrim të ish-trajnerit të Tërbunit, Oltion Kërrnaja. Madje 31-vjeçari është kandidatura kryesore për të qenë në krye të pankinës lezhiane. Klubi i Besëlidhjes gjithashtu mund t’i ofrojë një super dhuratë trajnerit nëse arrinë të ngjitet në Superiore që këtë sezon, nëse Skënderbeu do të rrëzohet në një kategori më poshtë, diskutimet këto që kanë marrë shumë jehonë në ditët e fundit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online