Juventusi nuk ka humbur kohë dhe vetëm pak minuta më parë ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Ashtu siç është raportuar edhe më herët, ky pozicion i është besuar Andrea Pirlos. Ky i fundit u vendos fillimisht për të drejtuar bardhezinjtë U-23, por pas dështimit të Sarrit, ka kaluar në ekipin e parë.
Faqa zyrtare e kampionëve të Italisë ka zbardhur marrëveshjen e kryer, ndërsa është firmosur një kontratë dy-vjeçare. Nga Maestro në Mister, kështu është mënyra sesi e përshkruajnë Pirlon që i jepet një besim i madh për ta nisur karrierën e re nga Juventusi. Kjo është prova e parë e vërtetë për këtë ish-mesfushor që ka qenë gjeni në kohën kur luante në fushë, por tashmë pritet të shihet sesi do të jetë në rolin e trajnerit. /Sport Ekspres/
OFFICIAL ?? | Andrea Pirlo is the new coach of the First Team.https://t.co/riVxl1enbJ#CoachPirlo pic.twitter.com/pf9QRbJ6Ll
— JuventusFC (#Stron9er ?????????) (@juventusfcen) August 8, 2020