Pirlo do të marrë drejtimin e Juventusit, Kostakurta: Rrezik i madh për të dy! Nuk e prisja këtë zgjedhje

Andrea Pirlo është shumë pranë zyrtarizimit si trajneri i ri i Juventusit pas shkarkimit të Sarrit. Nga mediat në Itali janë të sigurt se kjo marrëveshje do të mbyllet me sukses për të gjetur kështu zëvendësuesin e teknikut të shkarkuar në ditën e sotme.

Nga ana tjetër, Aleksandro Kostakturta, ish-futbollisti që ka bërë një karrierë të suksesshme te Milani dhe njëkohësisht miku i Andrea Pirlos, e sheh këtë nënshkrim si një bast të rrezikshëm për të dyja krahët.

“Ne e njohim personalitetin dhe karizmën e Pirlos. Edhe jashtë kamerave, Pirlo është inteligjent dhe e di shumë mirë se çfarë flet. Problemi është sesi do të përshtatet në këtë detyrë të re. Zgjedhja është shumë e rrezikshme, nuk ka dyshime, si për vetë Pirlon dhe për Juventusin. Por për mua është një bast i mirë. Nuk e prisja në mendimin tim”, u shpreh Kostakurta për “Sky Sport”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online