“Nuk e kam parë shumë Tiranën”, Albion Avdijaj: Di që ka më shumë tituj në Shqipëri, të fitojmë prapë Superioren

Albion Avdijaj është një nga përforcimet e Tiranës në merkaton e verës dhe që pritet t’i japë më tepër kualitet bardhebluve në Europë. Në fjalët e para të thëna si futbollist i bardhebluve, Avdijaj e ka pranuar për “Supersport” se nuk e ka ndjekur shumë Tiranën. Por nga ana tjetër shprehet se e di që ka ardhur te ekipi me më shumë tituj në Shqipëri.

“Ndihem shumë mirë që kam zgjedhur Tiranën dhe jam gati për të luajtur me fanellën e kësaj skuadre. Nuk kam parë shumë ndeshje të Tiranës, por e di që është skuadra me më shumë tituj në Shqipëri dhe mezi pres të kontribuoj”, u shpreh Avdijaj.

Ndërkohë objektivat janë të qarta sa i përket sezonit të ardhshëm ku kërkohet sërish që të fitohet titulli kampion dhe të mbërrihet sa më larg në Kupat e Europës. “Objektivi është që të fitojmë sërish titullin kampion dhe të shkojmë sa më larg në kupat e Europës. Në aspektin personal dua të shënoj sa më shumë gola dhe të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat që ka”, u shpreh sulmuesi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *