Arturo Vidal surprizon, ka përmbysje të situatës te Barcelona: Ndryshoi gjithçka pas takimit Setien-Mesi

Nëse Juventusi e ka mbyllur sot zyrtarisht marrëveshjen me Sarrin, në një pozitë më komode nuk ndodhet Setien. Edhe ky i fundit ndodhet pranë një shkarkimi të mundshëm nëse do të dështojë në “Champions League”, ku fillimisht i duhet të kalojë Napolin. Kur Barcelona e humbi mundësinë për të fituar kampionatin në La Liga, Mesi doli hapur në deklaratë ku mes trishtimit u shpreh se katalanasit nuk mund të shkonin askund nëse do të vazhdohej po në të njëjtën mënyrë edhe me Napolin.

Menjëherë do të vinte takimi mes trajnerit Setien dhe yllit argjentinas, ndërsa së fundmi është Arturo Vidal që tregon pikën e kthesës. “Gjithçka ka ndryshuar që pas atij takimi të Mesit me trajnerin. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe sesi e humbëm kampionatin. Tani e kemi të gjithë të qartë se “Champions League” nuk do të na ikë nga duart”, ka thënë Vidal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online