Shtyhet ndeshja e “Championsit” për Dritën, dy lojtarë i ikin nga formacioni për pandeminë

Drita do të përballet ndaj Inter de Escaldes në gjysmëfinalen e turit paraeliminator të Champions League. Ekipi shqiptar në Kosovë nuk llogarit dy futbollistë në formacionin zyrtar të publikuar për shkakun e Koronavirusit.

Ekipi i Nuhiut nuk do të ketë në ekip Fidan Gërbeshin pasi ka rezultuar pozitiv me Koronavirus në testin e fundit, ndërsa është vetëizoluar edhe Bujar Shabani që ka pasur kontakt të ngushtë me të infektuarin. Ndërkohë takimi është shtyrë për në orën 19:30 për një vonesë në plotësimin e dokumentacionit nga organizatori i takimit. /Sport Ekspres/

Njoftimi i Dritës

“Për fatin tonë të keq mungojnë Fidan Gërbeshi, i cili në testimin e fundit ka rezultuar pozitiv, dhe Bujar Shabani, i cili ka rezultuar negativ, por për shkak të kontaktit me Fidanin, është kërkuar nga Uefa që të vetizolohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online