Albi Doka është larguar zyrtarisht nga Tirana duke nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij pasi do të jetë pjesë e Gorica në Kroaci. Nëpërmjet një dedikimi emocionues ndahen edhe rrugët mes tyre, megjithatë mbrojtësi premton se kjo nuk është një lamtumirë.
Pra në të ardhmen dhe pas disa viteve mund ta shohim sërish në ngjyrat bardheblu, në ekipi ku u rrit si futbollist. Doka i falënderon të gjithë trajnerët më të cilët ka punuar, futbollistët, tifozët, por edhe presidentin Halili, që e ka konsideruar si një prind. /Sport Ekspres/