Uzuni largohet pa trofe në Hungari, “banda e shqiptarëve“ humb finale e Kupës së Kroacisë

Myrto Uzuni detyrohet të largohet pa trofe nga aventura e tij 2-vjeçare me Lokomotivën e Zagrebit. Pas arritjes historike në vendin e dytë, duke siguruar kualifikimet për në Champions League, Kupa e Kroacisë do të ishte mbyllja më e bukur për këtë sezon fantastik të skuadrës kryeqytetase.

Megjithatë, “banda e shqiptarëve“ nuk i është gëzuar dot këtij trofeu, teksa ka humbur në finale kundër Rijekës. Ka mjaftuar vetëm një gol në minutën e 77-të të përballjes për të vendosur edhe fatin e kësaj finaleje.

Në fushën e lojës kanë qenë 4 shqiptarë. Kastrati, Mersinaj, Cokaj dhe Uzuni, të gjithë kanë qenë titullar nga minuta e parë në këtë finale të rëndësishm. Ndërkohë kjo ishte edhe ndeshja e lamtumirës për sulmuesin Myrto Uzuni, që do të nisë një sfidë të re me skuadrën e Ferencvaroshit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *