Çudira në futboll/ Ndodh me lojtarin në “Premier League”, bën krahun me bebe fëmijësh për hile

Adama Traore ka gjetur një mënyrë të re për të ndaluar mbrojtësit që ta kapin prej krahu, duke aplikuar vaj për fëmijë në krahë. Sulmuesi i Wolves është mjaft i fuqishëm dhe i ashpër në fushën e lojës, sa që e vetmja mënyrë për mbrojtësin e skuadrës kundërshtare për ta ndalur, është përdorimi i forcës.

Megjithatë përveçse talentit në fushën e lojës, lojtari është edhe mjaft i zgjuar, pasi me këtë metodë është praktikisht e pamundur për ta ndalur atë. Ky nuk është rasti i parë i çuditshëm në Premier Ligë. Vite më parë, ish lojtari i Bournemouth, Jermain Defoe, vishte tuta sportive shumë të shkurtra, në mënyrë që kundërshtarët ta kishin të pamundur që ta pengonin të shënonte gol. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *