Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin përfundimtar sa i përket rastit të Klodian Duros. Figura e njohur e futbollit në vendin tonë ishte në akuzën e dhunës në familje. Ndërkohë në vendimin e dhënë përfundimit, jepet verdikti me 4 muaj burgim.
Megjithatë edhe këtu ka një anë pozitive për Duron pasi gjyqtari Arben Micko është shprehur se dënimi ka përfunduar në masën “arrest shtëpie”. Historia ka lindur pak muaj më parë teksa trajneri shqiptar ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes, që kishte urdhër mbrojtje, duke u raportuar për kanosje në banesë. /Sport Ekspres/