Harrojeni Messin dhe Ronaldon! De Bruyne shënon një super gol si në “Playstation”

Dje u mbyll java e fundit e Champions League, ku të gjitha ndeshjet u luajtën në të njëjtën orë. Liverpool dhe Manchester City “bënë detyrën” ndaj kundërshtarëve, ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek supersfida Leicester- Man United, ndeshje e cila përfundoi me shifrat 0-2, duke i siguruar djajve të kuq edhe “biletën” për në Champions League.

Kevin De Bruyne ka shënuar një super gol nga distanca përballë Norëich në ndeshjen të cilën Manchester City e fitoi me shifrat 5-0. Pas një driblimi të mrekullueshëm ndaj kundërshtarit, lojtari i Kombëtares së Belgjikës lëshoi një “predhë” drejt portës kundërshtare. Interesant është fakti se pa asnjë vrull, mesfushori arriti ta coi topin në cepin e portër, me një shpejtësi marramendëse.

Përkundër faktit që De Bruyne është një mesfushor, ai ka shënuar mjaft gola të bukur në karrierën e tij. Goli i shënuar prej tij ditën e djeshme është padyshim një nga më të bukurit të shënuar në këtë sezon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online