“Prisnit vendin e 6-të ose të 7-të”, trajneri i Manchester United ironizon të gjithë dyshuesit

Manchester United fitoi me shifrat 0-2 ndaj rivalit kryesor për Champions League, Leicester. Golat e Fernandes dhe Lingard vendosën dhe fatin e këtij kampionati, me djajtë e kuq të cilët do të mund të garojnë në elitën europiane, sezonin e ardhshëm. Edhe pse ekipi i Solskjaer vuajti gjatë gjithë sezonit, mesa duket puna dhe vullneti në fund vlerësohen. Ole Gun Solskjaer duket se e ka shijuar më shumë sesa të tjerët këtë “trofe”, pasi të gjithë prisnin që holandezi të dështonte për ta dërguar Man United në Champions League.

“Mesa duket ju nuk po e prisnit këtë, parashikimet tuaja ishin që ne do të përfundonim në vendin e 6-të ose të 7-të!”- ishin fjalët e trajnerit ndaj gazetarëve pas përfundimit të ndeshjes. Pas këtij triumfi trajneri u shpreh se viti tjetër do të jetë akoma i vështirë, pasi do të luajnë në shumë kompeticione. “Viti tjetër do të jetë më i vështirë, pasi do të luajmë në Champions League dhe jo Europa League, sigurisht që duam edhe të ngjitemi sa më shumë në tabelë. Duhet të ruajmë lojtarët që të mos dëmtohen”, u shpreh Solskjaer. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online